Greqi, masa shtesë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në Greqi qeveria ka vendosur të zbatojë masa shtesë për shkak të rritjes në numrin e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Stelios Petsas, tha se hyrjet dhe daljet e shpeshta të shtetasve grekë në vendet fqinje kanë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e numrit të rasteve në vend.

Duke filluar që nga nesër përveç pikës kufitare Promahona në kufirin Greqi-Bullgari të gjitha pikat kufitare (përfshirë pikën kufitare İpsala-Kipi) do të mbahen të mbyllura në orët 23.00-07.00 theksoi Petsas, duke bërë të ditur se grumbullimet në aktivitetet sociale dhe mjetet e transportit publik në vend janë burimi më i madh i shqetësimit për qeverinë.

Petsat njoftoi se në mesin masave shtesë që janë marrë, janë edhe kufizimi me 100 të ftuar për dasmat dhe ceremonitë e pagëzimit, vendosja e maskës me detyrim në shumë ambiente të hapura përfshirë edhe kuvertën e anijeve, rritjen e numrit të udhëtimeve të mjeteve të transportit publik dhe mos lejimi në këmbë i klientëve në bare dhe kafene.

Me 124 vdekjet e shënuara nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi numri i rasteve është rritur në 4.973, ndërsa me 1 vdekje të shënuar numri i viktimave arriti në 210.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit