Greqi, papunësia shumë e lartë/ 28 për qind e të rinjve nuk gjejnë dot një vend pune

Mos i humb

Pas një krize të gjatë 10 vjeçare të gjesh një punë në Greqi është ende e vështirë.

Shifrat e papunësisë qëndrojnë në nivelin 13%, ndërsa papunësia për të rinjtë është edhe më e lartë në nivelin 28%.
Kjo e bën edhe më sfiduese për refugjatët që vijnë në vend, por një organizatë joqeveritare në vendin helen duket se ka gjetur një zgjidhje.

Të ngritur pranë qytetit industrial të Rentis, OJF-ja e quajtur Odiseja, ka asistuar mbi 2500 refugjatë të trajnohen dhe të gjejnë punë në Greqi. OJF u krijua menjëherë pas krizës ku 1 milion refugjatë u arratisën drejt Europës.

Jay Mexis themeluesi i qendrës është shprehur se janë katër kategori trajnimesh, në teknologji, në ndërtim, në hoteleri dhe në administrim biznesi.

Sipas statistikave ai shprehet se 40% e të trajnuarve pas mbarimit të programit arritën të gjejnë një punë brenda tre muajve, pavarësisht pandemisë së COVID-19.

Zainab Mohammadi, refugjat nga Afganistani shprehet se dëshira e tij është të bëhet një inxhinier mjekësor dhe për këtë shkak ai po ndjek kursin e teknologjisë në qendrën Odisea, pas sugjerimit të anëtarëve se do ta ndihmonte në ëndrrën e tij.

Thodoris Kostoulaas, menaxher programesh në qendër shprehet se:

“Të gjithë e dinë se në Greqi janë disa punë që grekët nuk do t’i bëjnë kurrë. Kështu që duhen gjetur alternative dhe mendoj se zgjidhja më e mriz jemi ne për këtë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit