Greqi, përmbytjet në ishullin Evia shkaktojnë dëme materiale

Mos i humb

Për shkak të përmbytjeve në ishullin Evia (Eubea) të Greqisë janë dëmtuar shumë shtëpi dhe automjete.

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore AMNA të Greqisë, mësohet se shirat që filluan dje dhe që vazhdojnë edhe sot duke u intensifikuar kanë shkaktuar përmbytje në ishullin grek Evia.

Si pasojë e përmbytjeve, nën ujë kanë mbetur qindra shtëpi dhe automjete.

Po ashtu në zonat veriore të ishullit janë vërejtur rrëshqitje të dheut.

Për shkak të përmbytjeve në rajon ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe janë mbyllur disa rrugë për trafikun.//AA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit