Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Mos i humb

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi ka hapur zjarr ndaj një jahti, duke lënë të plagosur 2 shtetas turk dhe një sirian.

Referuar mediave të huaja, sulmi ndodhi në ujërat greke, 7.2 milje nga krahina Mugla e Turqisë. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Sipas marinës greke, “jahtit të dyshimtë iu kërkua që të ndalej për kontroll, por piloti i tij nuk e respektoi duke rritur shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme”.

Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme. Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”, thuhet në një deklaratë të Marinës Greke.

Në Mesdheun Lindor prej disa ditësh “po fryn erë lufte”, pas vendimit të Ankarasë zyrtare për të nisur kërkimet për gaz dhe naftë shumë pranë kufirit grek.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit