Greqia ashpërson rregullat për të pavaksinuarit

Mos i humb

Greqia ka vendosur rregulla të forta për të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër Covid.

Duke filluar nga e shtuna personat e pavaksinuar në Greqi do të lejohen të hyjnë në restorante, banka, dyqane dhe parukeri vetëm me një test negativ për COVID-19.

Po ashtu punënjosit e pavaksinuar si në sektorin privat dhe publik do të duhet t’i nënshtrohen dy testeve të shpejta në mënyrë që të jenë në gjendje të ndjekin punën.

Lëshimë janë bërë vetëm për supermarketet dhe farmacitë, që do të jenë të aksesueshme për të gjithë.

Po ashtu do të dyfishohen gjobat për pronarët e bizneseve të cilët nuk respektojnë masat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit