Greqia “çlirohet“ në prag të sezonit turistik, hapen restorantet, baret dhe kafenetë

Mos i humb

Greqia është çliruar pas disa muajsh masa të rrepta ‘’Lock-Down’’ duke u përgatitur për një hapje të madhe të sezonit turistik.

Qytetarët grekë nga sot mund të dalin dhe të ulen në restorante, bare dhe kafene pasi ato tashmë janë të hapura.

Subjektet e mësipërme do të ndjekin rregullat e distancimit dhe higjienës teksa sot është dita e parë e hapjes së tyre pas muajsh bllokim.

Më 15 maj Greqia synon të bëjë një hapje të gjerë brenda vendit por edhe të të gjitha pikave kufitare duke i dhënë fund bllokimit për të shpresuar në një sezon turistik sa më fitimprurës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit