Greqia i jep azil edhe një ish-ushtari të arratisur nga Turqia

Mos i humb

 

 

Greqia i ka dhënë azil edhe një ish-ushtari turk, i cili iku nga organet e drejtësisë, i dyshuar për përfshirje në tentativën për grusht shtetit të korrikut të vitit 2016, duke mohuar kërkesat e Turqisë për ekstradim.

Një komitet grek i azilit vendosi t’i japë azil Uğur Uçan, një nga tetë ish-ushtarakët turq, të cilët u arratisën në Greqi menjëherë pas 15 korrikut të vitit 2016.

Uçan u bë ish-ushtari i tretë që i jepet azil, pasi Këshilli Grek i Shtetit më parë këtë ua mundësoi edhe ish-ushtarëve Süleyman Özkaynakçı dhe Ahmet Güzel në muajin maj.

Turqia është ankuar se në dhënien e azilit dhe mohimin e kërkesave të ekstradimit, Greqia po mbron në mënyrë efektive terroristët.

Ndërkohë, sipas mediave lokale, tetë ish-ushtarët, të cilët u liruan nga burgu pas skadimit të afatit prej 18 muajsh, tani mbahen në një shtëpi jashtë Athinës.

Disa orë pas përpjekjes për të përmbysur qeverinë turke në korrik të vitit 2016, tetë ish-ushtarakët arritën në Greqi me një helikopter të rrëmbyer Black Hawk dhe kërkuan azil.

Turqia menjëherë lëshoi ​​një kërkesë për ekstradim, e cila përfundimisht u refuzua nga Gjykata e Lartë Greke në janar të vitit 2017, pas një serie gjyqesh dhe ankesash.

Ushtarët akuzohen nga autoritetet turke për përfshirje në tentativën për grusht shteti dhe si anëtarë të organizatës terroriste FETO.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit