Greqia “kthen prapa” udhëtarët ilegalë

Mos i humb

Pretendohet se Greqia ka rikthyer në Turqi disa udhëtarë ilegalë, në mënyrën e cila është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Pretendohet se praktika e quajtur “kthimi prapa” gjatë kohëve të fundit shpesh po përdoret nga Greqia.

Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, pas mbylljes së kufirit tokësor me Turqinë me gardh me tela nga Greqia, kufiri natyror lumi Meriç ka filluar të përdoret më shumë nga udhëtarët ilegalë.

Udhëtarët ilegalë kalojnë në Greqi, duke e kaluar lumin Meriç me varka. Por, përkundër asaj që Greqia sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ka për detyrë të shqyrtojë gjendjen e udhëtarëve ilegalë të cilët kanë arritur ta kalojnë kufirin, ky shtet në kundërshtim me legjislacionin e BE-së kryen procedura të dëbimit kolektiv.

Greqia, e cila në kundërshtim me marrëveshjet po i rikthen në Turqi udhëtarët ilegalë, duke i hipur ata në varka, me këtë praktikë gjatë viteve të fundit rreth 500 udhëtarë ilegalë i janë nënshtruar praktikës së quajtur “kthimi prapa”.

Kthimi prapa është xhiruar me kamera

Nga pamjet në kufi shihet se pesë sirianë të cilët janë kthyer nga policia kufitare e Greqisë me një varkë peshkimi janë rikthyer nga lumi Meriç.

Mësohet se udhëtarët ilegalë përkundër asaj që kishin arritur në Greqi, janë detyruar të rikthehen në Turqi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit