Greqia mes zjarreve pyjore kalon një ndryshim të pjesshëm të kabinetit qeveritar

Mos i humb

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një ndryshim të pjesshëm të kabinetit të tij mes zjarreve pyjore që kanë kapluar vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja greke ‘Avgi’ raporton se sekretari i përgjithshëm i Politikës Ekonomike, Christos Triantopoulos, tani do të shërbejë si zv/kryeministër për çështjet e ndihmës shtetërore dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore.

Detyra e tij kryesore do të jetë menaxhimi i mekanizmit mbështetës për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga zjarri dhe menaxhimi i ndihmës së qytetarëve që u prekën nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar vendin që nga muaji korrik.

Sekretari shtetëror i kryeministrit, Christos-Georgios Skertsos, merr detyrën si ministër shteti me të njëjtat përgjegjësi.

Ioannis Oikonomou, zv/ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimin, është emëruar si zëdhënës i qeverisë, ndërsa detyrën e tij të zv/ministrit do ta marrë Georgios Stylios, i cili ishte zv/ministër Qeverisjes Dixhitale.

Sekretari shtetëror i kryeministrit, Theodoros Livanios, është emëruar si zv/ministër i Qeverisjes Lokale.

Ministrat e rinj do të betohen pasditen e sotme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit