Greqia zgjat izolimin, por më pak nga sa mendohej

Mos i humb

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri në 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, e kjo ka detyruar qeverinë që të shpallë izolimin mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, thotë agjenCia e lajmeve Reuters. Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më rendë, me spitalet të stërmbushura nga pacientet. Pavarësisht “të dhënave aktuale” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Për momentin, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë deri në 7 dhjetor”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit