Greva e autobusëve në Prizren, shoqërohen në polici disa persona

Mos i humb

 

Greva e operatorëve transportues të linjës Prizren-Prishtinë ka vazhduar edhe sot, madje disa prej grevistëve janë shoqëruar në polici.

Ata janë duke protestuar pasi që Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që vetëm një operatori transportues t’i lejohet kalimi në autostradë.

Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë, Kosova e Lirë, ka thënë që nuk do ta ndërpresin grevën në rast se nuk arrihet marrëveshje me organet përkatëse.

“Na ka marrë policia në stacion. Kemi pasë një grevë të qetë, jemi ulur”, ka thënë Gavazaj për klankosova.tv.“Ka pasë njerëz të arrestar në mëngjes”.

Ai po ashtu tha se disa përfaqësues të grevistëve kanë shkuar në mbledhje me Ministrinë e Transportit ashtu siç edhe ishte paraparë.

Në anën tjetër, nga Policia e Prizrenit është konfirmuar se disa nga grevistët janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

“Kam informata që janë marrë për intervistë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit