Grevë e taksistëve në Madrid, 11 të lënduar

Mos i humb

Greva e taksistëve në Spanjë, të cilët kërkojnë kufizimin e shërbimeve transportuese që ofrojnë shërbime të transportit me anë të aplikacionit Uber dhe Cabify, ka paralizuar jetën në Madrid.

Greva po zgjat nga fillimi i kësaj jave, ndërsa taksistët për protestën e sotme zgjodhën vendin e mbajtjes së një nga ngjarjet më të rëndësishme në këtë qytet spanjoll, hapjen solemne të Panairit të 39-të ndërkombëtar të turizmit.

Ata konsiderojnë se në këtë mënyrë do të dëgjohet zëri i tyre. Taksistët u mblodhën para vendit Fitura në të cilin planifikohet panairi, ku pjesëmarrje paralajmëruan më shumë se dhjetë mijë ndërmarrje nga 165 vende të botës.

Duke djegur goma, ata mbyllën rrugën drejt panairit, duke parandaluar pjesëmarrësit që të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.

Një shofer taksie u arrestua në një konflikt me policinë, ku si pasojë pesë policë dhe gjashtë taksistë u plagosën.

Taksistët në Barcelonë theksuan se sonte do ta presin vendimin e qeverisë, pas të clit do të vendosin nëse do të ndalojnë ose do të vazhdojnë grevën.

Gjykata në Barcelonë vitin e kaluar anuloi vendimin për të kufizuar punën e Uber dhe Cobify, në çka ashpër reaguan taksistët në Spanjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit