Gripi i shpendëve/ Shqipëria vendos embargo nga katërmbëdhjetë shtete, lista

Mos i humb

Qeveria shqiptare ka vendosur embargo të shpendëve nga katërmbëdhjetë shtete, pas konfirmimit të se gripi i shpendëve është prezent në disa vende.

Shtetet janë : Poloni, Sllovaki, Hungari, Gjermani, Ukrainë, Çeki, Rumani, Bullgari, Belgjikë, Kroaci, Danimarkë, Francë, Holandë dhe Itali.

Shqipëria nuk do të lejojë hyrjen, qoftë edhe tranzit, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativë apo materialeve të tyre si dhe prodhimet si mish, vezë apo çdo nënprodukt i tyre nga shtetet e lartpërmendura.

Kujtojmë se mbrëmjen e 8 qershorit u konfirmuan tri vatrat e para në Fushë-Krujë, Bujan dhe Dajt, ndërkohë që dy ditë më vonë Ministria e Bujqësisë bëri me dije se numri i vatrave është shtuar edhe me gjashtë të tilla, në: Garunj, Shijak, Luzi i Vogël, Suç Bërzhita, Paskuqani.

Apeli i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe mbrojtjes së Bimëve për qytetarët është respektimi i protokolleve dhe kushteve të ruajtjes së shpendëve që të mos kontaminohen nga ky virus.

“Është thelbësore që këta banorë që mbajnë shpendë në mjedise të hapura, të evitojnë mundësinë e kontaktit të shpendëve me njëritjetrin apo me shpendët e egër, por gjithashtu dhe të minimizojnë tregtimin dhe për këtë Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka nxjerrë dhe një urdhër që kufizon dhe e ndalon tregtimin e shpendëve në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Kontakti i ngushtë, mospasja parasysh e kritereve dhe standardeve të higjienës pas prekjes së shpendëve të gjallë apo të ngordhur, patjetër që mund të përbëjë një rrezik”, thotë drejtoresha, Tana Kika.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit