Gruaja rreh burrin në Kuçovë, arrestohet nga policia

Mos i humb

Një 60-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Kuçovës pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë L.T u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Informacion- Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit