Grupe izraelite: T’i jepet fund ndalesës së importit të karburantit në Gaza

Mos i humb

Grupet e të drejtave paraqitën një peticion në Gjykatën e Lartë të Izraelit për t’i dhënë fund ndalimit dhe i kërkuan qeverisë të jepte përgjigje deri të martën.

“Gjatë javëve të fundit, në kohën e shpërthimit të pandemisë së COVID-19 midis popullatës së përgjithshme në Rripin e Gazës, Izraeli ka vendosur një sërë masash që dëmtojnë qëllimisht banorët e Gazës duke shkelur detyrimet si dhe ligjin ndërkombëtar”, theksuan grupet në një deklaratë.

Ata kërkuan që qeveria izraelite të kthejë menjëherë ndalimin e importit të karburantit dhe mallrave të tjerë në territorin palestinez.

Peticioni u paraqit nga Gisha, Adalah, HaMoking, Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut Izrael.

Qeveria izraelite argumenton se ka vendosur kufizime në importin e karburantit si përgjigje ndaj nisjes së balonave me zjarr nga Gaza, të cilat shkaktuan zjarre në Izraelin jugor.

Aktivistët palestinezë theksojnë se ata kanë shkrepur balona ndezëse për të bërë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund bllokadës së tij 14-vjeçare në Rripin e Gazës, e cila ndikoi keq në jetesën e territorit bregdetar.

Thirrjet erdhën disa orë para se të arrihej mirëkuptimi i ndërmjetësuar nga Katarit midis Izraelit dhe Hamasit për të zvogëluar përshkallëzimin e konfliktit në Rripin e bllokuar të Gazës.

Grupi palestinez Hamas të hënën vonë tha se kanë arritur mirëkuptim për të “përmbajtur përshkallëzimin dhe për të ndaluar agresionin cionist” kundër Rripit të Gazës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit