Gucati: Turqia ka liruar veteranin e UÇK-së

Mos i humb

SHBA/ Grindje politike për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë

Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, vdekja e së cilës...

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

Francë, mbi 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë

Është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore franceze se Franca regjistroi më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24...

Përplasja Kosovë-Serbi për Asociacionin, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se autoritetet e Turqisë e kanë liruar veteranin, Imri Ilazi.

Sipas Gucatit, Ilazi ishte ndaluar nga autoritetet turke në Aeroportin e Antalisë, pasi Serbia ka dërguar emrin e tij në INTERPOL.

“Sapo më njoftuan se është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi, Blerim Dajakun dhe Kushtrimin që ndihmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazi. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati.

Më 2 gusht, autoritetet në Kosovës njoftuan se një veteran i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ndalua nga autoritetet e Shqipërisë, pasi Serbia kishte dërguar emrin e tij në INTERPOL. Por, më pas ai u lirua nga policia shqiptare.

Kosova nuk është pjesë e Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. Njëjtë kishte vepruar edhe më 2019.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...