Guterres: Gaza është në prag të luftës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres paralajmëroi se Gaza e cila ndodhet nën bllokadë është në prag të luftës për shkak të incidenteve në rritje.

Në raportin që dërgoi dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Guterres theksoi seriozitetin e situatës në Gaza dhe për të parandaluar një luftë të mundshme u bëri thirrje palëve për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të dakordësuar në vitin 2014.

Ai tha se është tronditur nga përdorimi i plumbave të vërtetë nga ushtria izraelite kundër palestinezëve që morën pjesë në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat nisën në Gaza më 30 mars. Guterres thotë Izraeli duhet t’u përmbahet rregullave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tij, Izraeli është përgjegjës për mbrojtjen e civilëve.

“Është e papranueshme vrasja nga forcat e sigurisë të njerëzve që identifikohen qartë se janë fëmijë, gazetarë apo punonjës shëndetësorë gjatë demonstratave”, tha Guterres duke bërë të ditur se gazetarëve dhe punonjësve të shëndetësisë duhet t’u lejohet që të kryejnë detyrat e tyre pa frikë nga vdekja.

Guterres gjithashtu kritikoi Hamasin dhe grupet e tjera palestineze, duke shtuar se sulmet me raketa nga Gaza drejt Izraelit krahas jetës së qytetarëve palestinezë dhe izraelitë, rrezikojnë edhe përpjekjet që populli në Gaza të arrijë një jetë të dinjitetshme.

Pasi vuri në dukje se situata në Gaza ka marrë një trajtë të rrezikshme dhe të brishtë pas ngjarjeve të fundit, kreu i OKB-së Guterres tha se “Kjo situatë është një paralajmërim për ne sa afër pragut të luftës ndodhet Gaza”. Ai u bëri thirrje palëve që t’i përmbahen armëpushimit të arritur në vitin 2014 pas sulmeve izraelite.

– “Nuk ka alternativë tjetër të zbatueshme përpos zgjidhjes me dy shtete”

Guterres thotë se zgjidhja e çështjes palestineze është e mundur me Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe Palestinës dhe jetesës krah për krah në paqe mes dy popujve dhe se nuk ka alternativë tjetër të zbatueshme përpos zgjidhjes me dy shtete.

Në raportin e tij, Guterres gjithashtu potencoi se Izraeli nuk i është bindur vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilin e lëshoi në dhjetor 2017, që “t’u japë fund vendbanimeve ilegale hebraike”.

“Izraeli vazhdon pa ndërprerje aktivitetet e vendbanimeve hebraike. Kjo minon shpresën për zbatueshmërinë e formimit të shtetit të Palestinës”, tha Guterres duke bërë të ditur se Izraeli po vazhdon ndërtimin e vendbamieve ilegale hebraike.

Më shumë se 130 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 14 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi në kufirin e Gazës. Në mesin e palestinezëve të vrarë nga ushtarët izraelitë, janë edhe 2 gazetarë dhe 2 punonjës shëndetësorë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit