Guterres: Rajonet siriane nën rrethim dy muaj pa ndihma

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka deklaruar se asnjë autokolonë me ndihma humanitare nuk ka mundur të hyjë në zonat nën rrethim në Siri në dy muajt e fundit.

Në adresimin para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, Guterres u bëri thirrje palëve ndërluftuese të mundësojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.

“Nuk guxojmë të humbasim asnjë minutë”, tha Guterres, duke shtuar se për fat të keq vazhdojnë të vijnë lajme edhe për përdorimin e armëve kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Ai theksoi se procesi i paqes në lidhje me Sirinë është “në nivel të arsyeshëm”, duke vënë në dukje se gjatë negociatave të fundit në Soçi të Rusisë u mbështet vizioni në emër të të gjithë sirianëve.

Ai potencoi se në Soçi u formua Komisioni Kushtetues i cili duhet të përfaqësojë të gjithë sirianët./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit