Guvernatori Yerlikaya, kryebashkiak i Stambollit deri në zgjedhjet e përsëritura

Mos i humb

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, do të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Stambollit deri në zgjedhjen e kryetarit pas votimit të përsëritur në metropolin turk më 23 qershor, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Sipas një deklarate të ministrisë, Yerlikaya është caktuar ushtrues i detyrës së kryebashkiakut sipas Ligjit mbi Komunat, pasi dje Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) vendosi për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll më 23 qershor pas një ankese të jashtëzakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Anëtarët e këshillit pranuan ankesën e AK Partisë për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll me shtatë vota pro dhe katër kundër.

YSK tha se vendimi u mor pasi disa anëtarë të komisionit të votimit që shërbenin gjatë zgjedhjeve nuk ishin nëpunës civilë siç kërkohet me ligj.

Votuesit në Turqi më 31 mars shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Më 16 prill, AK Parti parashtroi ankesë të jashtëzakonshme për përsëritjen e votimit në Stamboll, duke cituar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit