Hahn: Prej populistëve, ende asgjë e mirë!

Mos i humb

Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare të BE-se që, përballë zgjedhjeve për bë Parlamentin Europian, të mendojnë si “evropianë”, duke shtuar se populistët nuk kanë bërë ende asgjë të mirë.

“Unë nuk e di nëse ndonjë lëvizje populisteka sjellë donjëherë diçka të mirë”, tha Hahn në një panel diskutimi në Vjenë.

Ai kujtoi se zgjidhjet e propozuara nga populistët vetëm përkeqësojnë problemet.

Në këtë qëndrim ai u mbështet dhe nga ish-nënkryetarja e PE-së, Ulrike Lunaçek, e cila tha se në thelb “populistët duan të vetëm të shkatërrojë bashkëpunim”.

Komentet e tyre ishin në kuadër të paralajmërimeve për rreziun e fitores së populistëve për zgjedhjet e afërta të Parlamentit Europian. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit