Hajdari përplaset me Ramën për ligjin anti-shpifje: Ndaloje procesin dhe më jep 1 javë kohë

Mos i humb

Deputetja Rudina Hajdari ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për paketën anti-shpifje.

Hajdari i ka kërkuar Ramës të ndalojë procesin dhe t’i japë një javë kohë për ta konsultuar me ekspertët dhe për të bërë ndryshimet e duhura në këtë ligj.

“Këtu ne mbrojmë ligjet e Kushtetutës, jo Kuranin, mos u tregoni kaq arrogantë. E para, thoni që jeni e palexuar, nuk dini të shpreheni, të flisni, etj. Në fakt, jeni ju ai që vini këtu e mbroni veten tuaj gjatë gjithë kohës në mënyrë shteruese, ndërsa asnjë nuk ju ndjek. Pse përdorni 50 minuta për të thënë dy fjalë. Kam një propozim për ju, ndalojeni këtë proces, më jepni një javë të ulem dhe unë me disa ekspertë, të merrem.

Ky ligj duhet të shkonte dhe të ishte një projektligj që Komisioni i Edukimit të kishte përgjegjësinë kryesore për ta kaluar. Nuk është e drejtë që ju thoni që Komisioni i Ligjeve ka sjellë të gjitha dëgjesat e duhura, sepse asnjë nga ato dëgjesa nuk është marrë parasysh. Nuk ka nevojë fare, edhe sikur të mos e kisha lexuar fare atë ligj, sepse ndërkombëtarët e kanë thënë qartë që ai ligj ka probleme. Z.Rama keni pasur disa rekomandime të qarta nga ekspertët e OSBE, që kanë thënë se duhet t’i hiqni kompetencat që i keni thënë AMA, AKEP-it, si dhe të ulni gjobat.

Nëse doni të tregoheni të hapur, që e respektoni politikën e re, tërhiquni nga ligji, na jepni një javë kohë, të bëjmë ndryshimet e duhura, dhe të shohin nëse jeni i hapur t’i pranoni këto ndryshime, sepse ju vetëm bllokoni gjithçka vjen nga opozita. Ju nuk respektoni pushtetet e ndara, ju mendoni se jeni i gjithëpushtetshëm dhe ky është problemi”, tha Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit