“Hajdutët e mëdhenjë janë të njohur, vetëm prokuroria nuk i njeh”

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se brengat kryesore të qytetarëve mbeten papunësia dhe korrupsioni.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se është e vetmja prokuroria ajo e cila nuk i njeh ‘hajnat e mëdhenj’ e personat që punësohen me të njofshëm.

Më tutje, Kurti, në bazë të të dhënave të një raporti, thotë se vetëm 12%e grave janë të punësuar krahasuar me 46.6% të burrave.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sipas Raportit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet “Fakte 2018”, 73% e të moshuarve varen nga mbështetja familjare për të mbuluar nevojat e tyre elementare, kurse 91% e të moshuarve të anketuar kanë deklaruar se blejnë barna të listës esenciale. Vetëm 12% e grave në Kosovë janë të punësuara, krahasuar me 46,6% të burrave. Pensionin bazë (shtylla e parë) e marrin gati dyfish më shumë gra sesa burra (81 mijë kundrejt 41 mijë), ndërkaq pensionin kontributdhënës (shtylla e dytë) e marrin mbi gjashtë herë më shumë burra sesa gra (sipër 37 mijë kundrejt 6 mijë). Pra, gati trefish më shumë qytetarë e marrin pensionin bazë krahasuar me atë kontributdhënës. Ekonomikisht, shoqëria jonë është përtokë. Gratë edhe nën tokë.

Jo rastësisht dy brengat kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas çdo ankete janë papunësia e korrupsioni. Vjedhja lart e varfëria poshtë janë të ndërlidhura. Punësimi i paktë: me të njofshëm. Ndërkaq, hajnat e mëdhenj, po ashtu: të njofshëm! E vetmja prokuroria nuk është në ‘dijeni’ e s’i ‘njeh’ ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit