Hakmarrje! BE, regjim vizash për shtetasit amerikanë

Mos i humb

Bashkimi Europian dje njoftoi se udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një lloj të ri vize, e cila do të ketë shkurtesën Ethias, e që me të cilën do mund të vizitojnë Zonën Shengen, e cila mbulon 26 vende të BE-së.

Aktualisht, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë 90 ditë brenda BE-së pa vizë.

Për të aplikuar për Ethias, qytetarët e SHBA do t’u duhet një pasaportë, e-mail, ose debit-kartë, botuar nga BE-ja. Të miturit do të kenë nevojë vetëm për një pasaportë.

BE-ja ka sqaruar se Ethias është vizë të vlefshme për tre vjet dhe që lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që ata duan.

Një arsye kryesore për futjen e vizave për amerikanët nga ana e BE-së, është fakti se Shtetet e Bashkuara refuzojnë të heqin vizat për qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë.

Në vitin 2016, Komisioni Europian ka kërkuar nga SHBA që të ofrojë të njëjtin regjim pa viza për pesë shtetet anëtare të saj, sepse rregullimi i BE-së nënkupton trajtim të njëjtë për të gjitha shtetet anëtare. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit