Halil Kastrati fton Thaçin e Haradinajn t’i bashkohen aksionit të tij humanitar

Mos i humb

Humanisti Halil Kastrati ka dhënë mendimin e tij edhe për disa nga figurat kryesore politike në Kosovë.

Ai ndër të tjerash ka folur në emisionin “Personale” të Dukagjinit edhe rreth raporteve të tij me Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj dhe Presidentin, Hashim Thaçi.

Sipas Kastratit, aktiviteti i Haradinajt gjatë luftës e lidhë atë si familje me të.

Më tutje, hoxha shton se pret që dy liderët shtetërorë të iu bashkohen “Jetimave të Ballkanit” në aksionin e donacionit humanitar për njerëzit në nevojë.

“…Kryeministri aktiviteti i tij gjatë luftës na lidhin bashkë si familje, si familje respekt maksimum për të për qeverisje nuk e di qa të them se nuk jam kompetent të vlerësojë, përderisa kemi një bashkëpunim edhe me ministrin na i kanë hapur dyert dhe bashkërisht bëhet me lehtë dhe se te “Jetimat e Ballkanit” ka pas shumë politikanë në aksionin me ne. Unë si Halil shpresojë shumë që t’i kemi edhe Presidentin edhe Kryeministrin në aksion me neve, pasi që deri tani nuk kanë qenë”, ka thënë Halil Kastrati.

Më tej, ai është pyetur nga moderatorja se a ka takuar ndonjëherë edhe Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërsa, hoxha iu është përgjigjur se Albin kurtin e ka takuar vetëm spontanisht, pra nuk ka pasur ndonjë takim të rëndësishëm me të.

Ndërsa, për Behgjet Pacollin, Kastrati ka thënë se është një humanist i padiskutueshëm.

“Humanitar sa të duash. Nga ditët e para të “Jetimëve të Ballkanit” ai ka qenë donatorë dhe vazhdon të jetë i tillë. Shumë herë na thërret vet dhe pyet Halil a ka nevojë me ndihmua diçka”, thotë Kastrati./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit