Hapen 28 qendrat e votimit në Mitrovicë

Mos i humb

Në jug të Mitrovicës janë hapur me kohë 28 qendrat e votimit.
Janë 79 mijë e 560 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 100 vendvotime të kësaj komune.

Edhe në qendrën më të madhe në shkollën “Migjeni” me mbi 11 mijë votues, procesi po zhvillohet sipas planifikimit, ndërsa vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë që në mëngjes për të votuar.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit, Hamdi Shyti, ka konfirmuar se gjithçka ka nisur me kohë dhe në rregull.

“Në qendrën e votimit 1102b janë bërë të gjitha përgatitjet. Hapja është bërë me kohë, gatishmëria është në nivel dhe presim obligimin qytetar të qytetarëve”, ka thënë Shyti.

Ndërsa, Sami Istrefi, qytetar, theksoi se pret një jetë më të mirë për qytetarët nga këto zgjedhje.

“Unë kisha dashur që qytetarët të dalin në masë më të madhe, le ta votojnë atë për të cilin janë përcaktuar…Presim sigurisht një jetë më të mirë”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit