Hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione praktike pune në administratën publike

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.

Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Grisilda Mollaymeri dhe Saimir Topuzi janë dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën e punës me pagesë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ata shprehen se është një eksperiencë sa sfiduese aq edhe e vlefshme dhe pas praktikës tre mujore ata kanë nisur punën me kontratë një vjeçare.

Gjithashtu, ata u bëjnë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e këtij programi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit