Hapet korridor ajror mes Turqisë dhe Afganistanit

Mos i humb

 

Mes Turqisë dhe Afganistanit është hapur një korridor ajror me qëllim për të rritur shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Në ceremoninë e hapjes së zhvilluar në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan Kabul morën pjesë ministri afgan i Tregtisë Humayun Rasa, ministri i Bujqësisë Nasir Ahmad Durani, ambasadori i Turqisë në Kabul Oğuzhan Ertuğrul, drejtori i Turkish Airlines (THY) për Kabulin Ahmet Uludağ dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e hapjes ministri Rasa ka vënë në dukje se dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin tregtar mes Afganistanit dhe Turqisë. Pasi ka bërë të ditur se në Turqi ka një interes për produktet afgane, Rasa ka nënvizuar se ka një kërkesë kryesisht për gurët e mermerit.

Ai tha se do të krijohen lehtësime për investimet e biznesmenëve turq në Afganistan. Rasa thekson se do të rritet shkëmbimi tregtar mes dy vendeve në saje të korridorit ajror që do të fillojë të funksionojë përmes linjës Kabul-Stamboll.

“Me fluturimin që do të zhvillohet sot nëpërmjet THY do të dërgohet një total prej 15 ton ngarkesë e përbërë nga tapete dhe fruta të thata”, tha ministri Rasa.

Ambasadori i Turqisë në Kabul, Ertuğrul u shpreh se lidhja e miqësisë mes Afganistanit dhe Turqisë është shumë e vjetër dhe se kjo lidhje është forcuar edhe më tepër që në periudhën e Mustafa Kemal Atatürk-ut dhe mbretit Amanullah Han.

Ertuğrul thotë se Turqia ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në të gjitha fushat vendin mik Afganistanin dhe përpiqen për forcimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit