Hapet përkohësisht vendkalimi kufitar Refah

Mos i humb

Autoritetet egjiptiane kanë hapur vendkalimin kufitar Refah, i cili është pika e vetme e Gazës që lidh atë me botën e jashtme, për 4 ditë në të dyja drejtimet për “rastet e jashtëzakonshme”.

Pranë vendkalimit kufitar u formuan radhë të gjata, ndërsa së pari kaluan autobusët.

Në një njoftim nga Ambasada e Palestinës në Kajro, thuhet se administrata e Egjiptit nga nesër do të hapë vendkalimin kufitar për 4 ditë.

Qeveria e Egjiptit pas grusht shtetit në këtë vend më 3 korrik të vitit 2013, mbylli vendkalimin kufitar Refah, të cilin e hap në periudha të shkurtra kohore.

Gjashtë prej shtatë vendkalimeve kufitare në Gaza janë nën kontroll të Izraelit, përveç Refahut, që është nën kontroll të Egjiptit. Katër prej këtyre gjashtë vendkalimeve të cilat përdoreshin për qëllime tregtare, pas fitores së zgjedhjeve dhe marrjes së detyrës nga Hamasi në qershor të vitit 2007 ishin mbyllur nga Izraeli.

Ndërkaq, nga dy vendkalimet e tjera, Bejt Hanun përdoret për kalimin e atyre që kanë pasaporta të huaja, të sëmurëve dhe biznesmenëve në Bregun Perëndimor. Kurse vendkalimi Kerm Ebu Salim përdoret për kalimin e disa produkteve tregtare. Kerm Ebu Salim dhe Bejt Hanun shpesh mbyllen për arsye të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit