Hapja e Negociatave, Meta thirrje për përgjegjësi dhe bashkëpunim

Mos i humb

 

 

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e hapjes së negociatave në qershor të vitit të ardhshëm, duke bërë ftesë të gjitha palëve politike për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim, për të kaluar, siç thotë ai, provimin e qershorit të ardhshëm.

 Presidenti Meta thotë se konkluzionet e djeshme të Këshillit të BE mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë duhen mirëpritur.

“Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE. Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë. Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë. Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim”, deklaron Meta.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit