Haradinaj akuzon Thaçin, thotë se shkoi në Veri për të nxitur ndarjen e vendit

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve që i ka bërë dje Presidenti Thaçi. Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë idenë e Thacit për korrigjim kufijsh janë skenarët për ta trazuar veriun.

Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të Presidentit Thaci.

Sipas Haradinajt, Thaçi mund ta mbajë gjallë idenë e tij vetëm nëse bën skenarë për trazira në veri.

“E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda”, ka thënë Haradinaj.

“Ai që ka vdek nuk ngjallet mo. Cëhtja e korrigjimit të kufirit ka vdekur”, ka shtuar ai.

Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaci ia rrezon Qeverinë, ashtu sic ‘kërcënoi’ dje.

“Kush don me rrëzu qeverinë, nuk flet e rrëzon”, është përgjigjur duke qeshur Kryeminstri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit