Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij ky besim nuk ndryshon me vizë apo pa të.
Këto komente kreu i ekzekutivit gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”.
“Besimi im në SHBA nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin 99, por ky është vendim i një shteti nuk do ndryshoj asgjë tjetër”, tha ai.
Kjo deklaratë e tij vjen pas raportimeve se atij i është refuzuar viza për Amerikë./Kosova Post/