Haradinaj: Biblioteka ka pësuar ndryshime nga koha kur kam qenë nxënës

Mos i humb

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” hapi sot edicionin e 16-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temën “Arsimimi dhe trajnimi bibliotekar” që do të zgjatë deri më datën 14 prill.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur mundësi të mbështesë dhe t’i kushtojë kohë Bibliotekës Kombëtare. Ai shtoi se biblioteka ka ndryshime të mëdha nga koha kur ka qenë ai nxënës, pasi  ana elektronike dhe mënyra e të shkruarit e kanë bërë që të jetë më ndryshe për lexuesit.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi në hapjen e ceremonisë së javës së Bibliotekës ka thënë se ambasada amerikane ka qenë një mbështetëse e madhe të Bibliotekës Kombëtare, që sipas tij ajo meriton një falënderim të veçantë.

Po ashtu, edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku ka thënë se kjo veprimtari po ndikohet nga Ministria e Kulturës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe që sot e gjashtëmbëdhjetë vjet nga Ambasada amerikane.

Gajraku tha se idetë dhe materialet që do të vijnë gjatë kësaj jave do t’i ndajnë për bibliotekat e shkollave të Kosovës. Madje, Gajraku theksoi se Biblioteka Kombëtare ka nevojë për bibliotekarë profesionist që ta zhvillojmë arsimin në vend.

Qëllimi i këtij aktiviteti, tashmë tradicional, nuk është të mbledhë vetëm komunitetin bibliotekar publik, por edhe një rrjet të gjerë njerëzish akademikë, politikanë e krijues politikash./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit