Haradinaj do të vizitojë vendin ku u zhdukën dy policët kosovarë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, me këtë rast ka pranuar raportin e parë për ngjarjen tragjike të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena.

Ai në takim është njohur rastin, për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe për procedurat e mëtejme për këtë ngjarje.

“Shfrytëzova rastin që t’u shpreh keqardhjen time të thellë për këtë rast, ministrit Gashi, UD drejtorit Rexha, familjarëve të dy policëve, të gjithë kolegëve të tyre në Policinë e Kosovës dhe popullit të Kosovës, duke i siguruar se si Qeveri e Republikës së Kosovës do t’u qëndrojmë afër familjeve të policëve, por edhe do të angazhohemi që në të gjitha format ta mbështesim Policinë e Kosovës, për punën e çmueshme që po bënë për rendin dhe sigurinë tonë.

Dhe tani, së bashku me ministrin Gashi dhe me UD drejtorin Rexha, po shkojmë te vendi i fatkeqësisë, për t’u interesuar nga afër dhe për t’i falënderuar të gjithë kërkuesit e dy policëve të aksidentuar, për angazhimin e tyre”, shkruan Haradinaj në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit