Haradinaj-Hamzës: Burrëria nuk tregohet duke mos marrë rrogën

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ironizuar me vendimin e ministrit të Financave Bedri Hamza, i cili ka deklaruar se heqë dorë nga rritja e pagës së tij. Sipas tij, Hamza me ketë veprim po shtiret si “burrë i mirë”, veprim të cilin mund ta bëjnë edhe ministrat e tjerë apo edhe vetë ai si kryeministër.

“Me kallxu burrni mos me marr pagën muj edhe unë. Nëse don Hamza me qenë burrë me i mirë le të ndihmon me u bo nivelizimi i pagave. Ai ka deklaru që do ta respektoj vendimin e Kushtetuesës. Qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë edhe pse ëahtë profesionistë i zoti”, tha Haradinaj.

Ndryshe ministri që e ka në dorë kuletën e shtetit, Bedri Hamza sot në media është raportuar se nuk ka pranuar të marr pagën me rritje siç ka marr vendim Qeveria Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit