
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se numri i vendeve të punës është në rritje në Kosovë. Sipas tij, raporti i Bankës Botërore nuk është i saktë, në Kosovë nuk ka humbje të vendeve të punës.
“Nuk qëndrojnë këto shifra, në kontekst që i merrni ju është tjetër, nuk ka humbje të vendeve të punës, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju sigurojë të punës. Nuk është ajo rritja që kemi qef me pa por ka rritje, ju premtoj” tha Haradinaj duke shtuar se me Bankën Botërore janë disa sfida.
“Me Bankën Botërore i kemi disa sfida. Nuk kam shtruar veten as juve me statistika. As sa ka vende pune nuk mjaftojnë. Jemi keq me vende pune. Qëllimi është me pru investime, po bëjmë punë në këtë drejtim por nuk jemi ku duhet”, pohoi Haradinaj.


