Haradinaj i vetmuar në Kuvend, ku i ka ministrat?

Mos i humb

 

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot me seancën e së premtes, për të diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd, por siç edhe jemi mësuar tashmë, kabineti qeveritar mungon komplet, përjashtuar kështu kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e drejtësisë Abelard  Tahiri  të cilët kanë zënë vendet e tyre, por edhe ashtu vetëm si objekt qëndrojnë, derisa vëmendjen e kanë kush e di se ku, derisa duken të thelluar në mendime, shkruan Kosova Post.

Shumëkush , atë botë , para zgjedhjes dhe me zgjedhjen e Ramush Haradinajt, kryeministër,  besonin se ky është personi i cili do të sjellë rende e disiplinë në institucionet shtetërore, por sip duket edhe ky kryeministër na “zhglnjeu2, derisa ministrat e tij nuk e përfillin  për pjesëmarrje në seanca edhe përkundër thirrjeve që u ka bërë ai madje edhe nga foltorja e Kuvendit që të mos mungojnë.

Nuk është se ministrat e kabinetit Haradinaj mungojnë vetëm në seanca, por ata kanë munguar edhe në mbledhjet e Qeverisë, për çka kryeministri  Haradinaj kishte reaguar nga kjo shpërfillje, madje kishte kërkuar që ministrat çdo mungesë ta arsyetojnë me shkrim.

Por edhe përkundër këtyre kërkesave e thirrje, kryeministrit Haradinaj nuk po i ecë mirë qeverisja, nuk po i shkon fhala në vend, derisa as edhe ministrat që i ka emëruar nuk e përfillin atë, kjo dëshmohet edhe sot me këtë foto nga Kuvendi i Kosovës, shkruan KosovaPost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit