Haradinaj: Institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë

Mos i humb

 

 

 Këshilli i Sigurisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrisë thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje “është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga radhët e komunitetit serb si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”.

Kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës në një konferencë për media në lidhje me këtë temë ka thënë se “Sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së kanë bërë që këta të fundit, të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK”.

“Raportohet edhe në media, për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast”, ka thënë kryeministri Haradinaj duke shtuar se “shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar”.

Sipas kryeministrit Haradinaj presionet janë të natyrave të ndryshme qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet për jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se kjo situatë nuk ndikon në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit