Haradinaj: Jam i shqetësuar me arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së në kufi me Serbinë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar nga veprimi i policisë serbe që ka arrestuar një pjesëtar të FSK- së të përkatësisë serbe. Kryeministri bën të ditur se arrestimi ka ndodhur dje.

“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiç (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul”, ka thsuar në Haradinaj, derisa e ka shprehur shqetësimin e tij për këtë veprim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haradinaj thekson se kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

“Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiç”, ka shtuar Kryeministri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit