Haradinaj: Komuniteti Egjiptian pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës

Mos i humb

Kryeministri Haradinaj, uroi komunitetin egjiptian për ditën e tyre duke thënë se ky komunitet po zhvillohet në vete dhe se këtë festë e kanë kthyer në një festë për gjithë Kosovën.

Kryeministri Haradinaj tha se është nder që sot prezent është edhe profesori i nderuar nga Egjipti, Zahi Hawass, i cili është një vlerë e civilizimit dhe i cili vlerat që janë për gjithë globin, trashëgiminë mijëravjeçare, po i nxjerr në dritën e sotme dhe po i shpërndanë për të gjithë.

“Ju siguroj se atë pak që do ta bëjmë sëbashku për vendin, po e bëjmë me dinjitet dhe që ju të ndiheni vërtet të respektuar. Dëshira ime është që në Kosovë të ndihemi vërtet më dinjitetin e merituar”, tha kryeministri Haradinaj duke falënderuar këtë komunitet në angazhimin për zhvillimin e Kosovës për të ecur përpara.

Në fund të ceremonisë, përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga kryeministri Haradinaj për këtë komunitet, i dhuruan mirënjohje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit