Haradinaj: Kosova gati për marrëveshje, s’ka ndryshim të kufijve

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se ka pritur sot një delegacion nga Gjermania e një nga Franca.

Haradinaj vë në dukje se Kosova është për marrëveshje gjithëpërfshirëse, gjithashtu edhe për njohje reciproke me Serbinë duke ruajtur kufijtë aktualë.

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”, shkruan Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit