Haradinaj: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të Forumit të Dubrovnikut, që po i zhvillon punimet në Dubrovnik të Kroacisë, sot ka pasur një takim bilateral me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Mimica për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për Agjendën e Reformave Evropiane, etapën e parë të së cilës Kosova e ka implementuar me sukses, duke kaluar në ERA 2, si dhe për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe fusha tjera me rëndësi vitale për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sipas një njoftimi, kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, hartimin e legjislacionit i cili lehtëson kushtet për investitorët potencialë, duke krijuar zona të lira ekonomike në gjithë territorin e vendit.

“Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, duke përshëndetur dhe vlerësuar vendimin e fundit të Komitetit LIBE për votimin pro lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit