Haradinaj, LDK-ja e Vetëvendosje ashpër kundër deklaratës së Thaçit “për korrigjim të lehtë”

Mos i humb

“Korrigjimi i lehtë i kufirit me Serbinë”, siç e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, ka ngjallur kundërshtime të ashpra nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe partitë opozitare.

Presidenti Thaçi, për herë të parë, e ka thënë hapur në Amerikë se demarkimi i kufirit është mundësi për ta korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.

Sipas Thaçit, nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme, raporton KTV.

Edhe opozita e vlerëson shqetësuese dhe rrezik për shtetësinë e Kosovës qëndrimin e presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve.

Për Vetëvendosjen, organizimi i protestave për ta kundërshtuar presidentin Thaçi, është i pashmangshëm.
Këtë mundësi, për të folur për ndryshim të kufijve, sipas Vetëvendosjes, e ka mundësuar edhe Ekipi negociator.

Dy bashkëkryesuesit e Ekipt negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të martën janë takuar në Bruksel me ekipin e ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Ndonëse ishte takim i paparalajmëruar i tyre në Bruksel, Limaj nuk e ka quajtur të tillë.
Ka thënë se kanë shkuar atje për të modeluar procesin e dialogut me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit