Haradinaj, LDK-së: Merrni përgjegjësinë tuaj, mos u fshihni nëpër vrimat e miut

Mos i humb

Deputeti i LDK-së, Korab Sejdiu, tha se mandati kushtetues nuk i jep presidentit të drejtën që të na përfaqësoj në dialog, pa e marrë mandatin prej Kuvendit.

Ai tha se dialogu kërkon përgatitje të jashtëzakonshme, kërkon përfaqësim prej më të mirëve që mund të ofrojmë.

Sipas tij, Thaçi, ka histori të gjatë dështimesh me dialogun me Serbinë në dekadën e fundit dhe se nuk ka as mandat kushtetues as legjitimitet politik.

Sipas tij që nga rezoluta e vitit 2012, këtë rol e ka ekzekutivi.

Ramush Haradinaj, tha se prej Sejdiut nuk pret gabime profesionale pasi është jurist.

“Lexojeni Kushtetutën pse të gjithë të tjerët zgjedhen më lehtë. Edhe po shkuat në zgjedhje tash, vetëm për qeveri shkoni, se presidentin e keni aty. Presidentin Thaçi e keni dhuratë nga LDK, jo nga unë… Amerikën po e përmend shpesh, lej amerikanët se flasin vetë, ata s’po ndalen përditë tu ardhë në Prishtinë duke thënë mos dështoni. Qeveria do ta përkrahë me seriozitetin më të madh këtë proces. Po ju lus si Parlament që ta merrni edhe ju përgjegjësinë e juaj, mos u fshehni nëpër “bira të miut”, tha Haradinaj, shkruan kallxo.com.

E Sejdiu replikoi duke kërkuar ta dijë se pse presidentët e tjerë nuk e kishin kompetencën e Thaçit.

Haradinaj përfundoi duke thënë se si parlament mirë është më hy në temë, me marr përgjegjësi, me përgatitë një rezolutë, me autorizu një delegacion të institucioneve, opozitës e eksperteve dhe m’i lajmëru palët që ne jemi të gatshëm me ecë tutje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit