Haradinaj: Marrëveshja e ratifikuar na obligon t’i bëjmë korrektimet në drejtim të Çakorrit

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të enjten se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që i tashmë i obligon të bëjnë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.

Postimi i plotë:

“Puna e palodhshme dhe e mbështetur në fakte e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, argumentet e të cilëve ndihmuan shumë lidershipin politik për të marrë vendime të duhura shtetërore, e veçmas puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vjet.

Pjesë e marrëveshjes së ratifikuar është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që na obligon të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, ka shkruar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit