Haradinaj me kërkesë ndaj ndërkombëtarëve: Beni presion Serbisë e jo Kosovës

Mos i humb

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion ndaj Serbisë rreth çështjes së dialogut në Bruksel.

Sipas tij, Kosova s’e ka ndërmend ta heq taksën pa nënshkrimin e një kontrate obligative mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj edhe një here ka ritheksuar se dialogun e ka bllokuar Beogradi zyrtar dhe jo Prishtina, raporton Kosova Post.

“Ne po kërkojmë kontratën e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të keqkuptohemi sepse dialogun e ka blloku Beogradi dhe jo Kosova. Pasi Kosova është shkuar më dhimbje të mëdha në dialog. Një kontratë kur të dakordohet dhe të vihet në tavolinë atëherë nuk mundet të ndryshohet asgjë, prandaj procesi duhet të jetë i qartë para se të vijmë në atë situatë pasi ne nuk mund t’i themi jo Amerikës dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

Me tutje, Haradinaj ka shtuar se Serbia po vazhdon të shkelë Kosovën, kështu duke kuzhtëzuar edhe me dialogun.

“Nuk është mesjetë dhe nuk është praktike që duhet me e shkelë viktimën, prandaj për Serbinë viktima është Kosova”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit