Haradinaj “mllefoset” me ministrat, paralajmëron shkarkime

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka mundur të mbajë sot mbledhjen e parashikuar me kabinetin qeveritar. Kjo sepse atij i munguan aq shumë ministra sa nuk u arrit të plotësohet kuorumi i nevojshëm.

Qeveria nuk pati kuorum për ta mbajtur mbledhjen e caktuar për sot. Shefit të Ekzekutivit s’i mbeti gjë tjetër pos të shprehë mospajtimin për këtë dështim të mbledhjes.

“Po shprehu mospajtim me faktin që s’ka kuorum. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet”, tha Haradinaj.

Ani pse kryeministri nuk ka konsideruar shkarkimin e ministrave të tij as kur atyre u janë ngritur aktakuza, sot ai u mllefos aq sa të paralajmërojë edhe largim të ministrave për mungesë në mbledhje

“Do të bisedoj me partnerët e koalicionin për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit