Haradinaj në Shkodër, flet edhe për Ushtrinë!

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka filluar vizitën zyrtare në Shkodër të Shqipërisë.

Ai së bashku me kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi ka vendosur kurora me lule tek busti i Isa Boletinit.

Me këtë rast, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në një qytet Shkodra që e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

Pos tjerash, ai foli edhe për ushtrinë me ç’rast theksoi se po vazhdon puna për  e saj dhe se për këtë çështje ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtar.

Ndër të tjera Haradinaj, ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ndodhet te Baca Isë, njofton klan kosova.Atje, kreu i ekzekutivit kosovar do ta vizitojë Bashkinë e Shkodrës si dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit