Haradinaj njofton Këshillin Drejtues të AAK-së për demarkacionin

Mos i humb

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë, ku ka diskutuar për zhvillimet politike e institucionale në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.

Kryetari i AAK-së dhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka informuar bashkëpartiaket e tij për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshire avancimin e zhvillimit ekonomik, por edhe çështjen e demarkacionit.

Sipas njoftimit, Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në Parti të përfundojnë brenda afatit, përcjell Telegrafi.

Këshilli Drejtues është përcaktuar që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.

Poashtu në këtë mbledhje janë përcaktuar afatet e përfundimit të procesit zgjedhor nëpër degë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit