
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe përkundër sinjaleve jo të mira nga Bashkimi Europian, ai shprehet optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë me ndrrimin e motmoteve.
I pari i Qeverisë, duke folur për Platformën e Kosovës për Rinin, ka kujtuar procesin e liberalizimit të vizave për të cilin tha ai se shumë shpejtë do të jetësohet dhe qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në Europë.
“BE duhet të marrë vendimet për liberalizimin e vizave për Kosovën para festës së madhe që Kosova feston, ndërrimin e moteve moteve”, u shpreh Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka shpalosur programin e Qeverisë për rininë e vendit, duke thënë se Qeveria që ai drejton ka marrë obligimet e saj për mbështetje të fuqishme për të rinjtë që janë pasuria e vendit.
“Qeveria që udhëheq unë ka marrë obligimet e veta për pasurinë më të madhe që kemi që janë rinia jonë. E kam rritë buxhetin për 12% për arsimin e Kosovës. Ju bëjë thirrje të gjithë baktereve që të shohin mundësit e tyre për talentet e rijnë. Do t’i japim çdo përkrahje rinisë dhe talentit të tyre .Ju siguroj që ju nuk jeni ma pak të zot se sa rinia e vendeve tjera ose nuk jemi më pak të dobishëm, por duhet vetëm një vendimmarrje për pikënisjet që kemi filluar”, u shprehë kryeministri Haradinaj./Kosova Post/


