Haradinaj: Platforma qeveritare nuk ia jep në pronësi dialogun Thaçit

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partive politike që të jenë pjesë e dialogut për të mos pësuar pastaj dëme të mëdha.

Ai në Kuvendin e Kosovës duke folur për dialogun ka thënë se platforma për dialogun që e ka miratuar Qeveria nuk i jep presidenti Thaçi në pronësi dialogun, por ka thënë se për këtë vendos Kuvendi.

Haradinaj  duke ju drejtuar deputetëve, u është lutur që mos të rrinë jashtë dialogut me Serbinë, pasi sipas tij pasojat mund të jenë më të mëdha.

“Nuk është se platforma i jep në pronësi komplet dialogun presidentit. Ju kisha lut mos rrini jashtë këtij procesi sepse pasojat mund të jenë të mëdha dhe të pariparueshme. Të jemi në tavolinë dhe ta dimë se në cka po kalon Kosova”, ka thënë Haradinaj. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit